Italisë i takon skulptura 2000-vjeçare greke në muzeumin e famshëm në SHBA, vendos gjykata e Strasburgut (fotot)

02/05/2024 17:21

Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin Italia pretendon se është blerë ilegalisht nga trusti amerikan Getty.

Tashmë gjykata evropiane ka vendosur se Italia ka çdo të drejtë të pretendojë statujën 2,000-vjeçare greke që është në shfaqje në muzeumin ‘Getty’ në Kaliforni.

Skulptura e mahnitshme e njohur gjithashtu si ‘Atleti nga Fano’ ose thjesht si ‘Getty Bronze’, pretendohet se është blerë nga trusti amerikan J.Paul Getty.

Një gjykatë italiane në vitin 2018 urdhëroi konfiskimin e saj dhe tashmë Gjykata Evropiane ka refuzuar apelin e amerikanëve ndaj vendimit.

Vendimi i Strasbourg përcakton se autoritetet italiane kanë vepruar  “me qëllim rikuperimin e një pjesë të trashëgimisë kulturore që ishte eksportuar në mënyrë ilegale nga vendi. Skulptura që gjendet në muzeumin Getty Villa në Malibu mban urdhër konfiskimi, i dhënë në mënyrë të përshtatshme”.

Dy palët kanë tre muaj kohë për të refuzuar çështjen sipas dëshirës në dhomën e gjykatës së lartë për vendimin final, shkruan The Guardian.

Statuja e lashtë është zbuluar nga peshkatarë në Pesaro, në brigjet italiane të Adriatikut, në vitin 1964 dhe është shitur disa herë para se të blihej nga Getty Trust në 1977, nga një koleksionist gjerman.

Herman Heinz Herzerew e shiti atë për rreth $4 milionë me anë të një kontrate të nënshkruar në Britani, ndërsa më pas vepra hyri në SHBA nga porti i Boston dhe është në shfaqje në muzeumin e Malibu prej vitit 1978.

Italia ka pretenduar prej kohësh se vepra e artit është nxjerrë ilegalisht nga vendi dhe ka nisur kërkesat e kthimit prej vitit 1989.

Getty mbrojnë të drejtat e tyre ligjore ndaj veprës duke thënë se është krijuar nga skulptori grek Lysippos rreth vitit 300 dhe është gjetur në ujëra ndërkombëtare, prandaj nuk është pjesë e trashëgimisë së Italisë.

Pas vendimit ministri italiani kulturës Gennaro Sangiuliano, shkruante: “I lumtur për vendimin e gjykatës së Strasbourg që njeh motivet tona në lidhje me ‘Atletin nga Fano’.”/The Guardian/

FOTO GALERI
1/3
Dy palët kanë tre muaj kohë për të refuzuar çështjen sipas dëshirës në dhomën e gjykatës së lartë për vendimin final

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA