Humb jetën e moshuara shqiptare në Itali! U përplas në vendkalimin e këmbësorëve

02/05/2024 18:19

Një 73-vjeçare shqiptarë është përplasur për vdekje në Verona të Italisë, teksa po kalonte në vijat e bardha.

Mediat lokale shkruajnë se gruaja me origjinë shqiptare, identiteti të cilës nuk bëhet me dije, mori dëmtim shumë të rëndë në kokë.

Kur mbërriti në spital, gjendja e saj dukej kritike dhe mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru dhe operacioni që iu nënshtrua, për fat të keq rezultoi i kotë.

Punonjësit e policisë lokale kanë hetuar dinamikën e aksidentit, e cila ende nuk bëhet e ditur .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA