Balluku përplaset me Mziun në Kuvend: Kaq i paditur nuk je ti, ato që thua i ke mashtrime

02/05/2024 15:28

Ministrja e Infrastrukturës, Belindaj Balluku u përplas në Kuvend me deputetin Xhelal Mziu, për projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.

Belinda Balluku: Ajo që ju e quani ‘kulla portative’ është teknikë e avancuar e aviacionit, nuk të takon ty të gjykosh, vetëm nëse je ekspert i fushës pastaj. Është hera e parë që dëgjoj se Albcontrol paska fitime të akumuluara. Bën mirë të mos futesh këtu se del keq, është turp. Duhet të dije se sot jeton ti në një vend digjital, imagjino aviacioni që ka qenë gjithmonë i pari në teknologji. Remote control është i vjetër, madje se ka 10 vite.

Pse duhet ndryshuar ligji: Biem ndesh me Eurocontrol ku ne aderojmë. Nuk mund të prodhojmë fitim, ndaj po e kthejmë në një institucion publik buxhetor jofitmprurës. E dyta, kompania Si Sha ka qenë në administrim të Ministrisë së Ekonomisë që nuk ka kompetenca.

Xhelal Mziu: Nuk thashë fitim, të thashë të ardhurat e krijuara nga Albcontrol në 11 vite janë 350 milionë euro, nga të cilat 250 milionë kanë qenë tender. Ti nuk kupton kujt i thonë sh.a dhe kujt i thonë ndërmarrje publike. Ligji thotë një sh.a që të shkrihet duhet të kalojë në likuiditet.  Ju sfidoj hajde shkojmë në aeroportin e Kukësit, të shohim nëse ka punonjës apo nëse ulet qoftë një avion.

Belinda Balluku: E përsërit të njëjtat gjëra se nuk ke kompetencë, nuk e njeh. Nuk e kam dot këtë si argument. The diçka, por si zgjidhet kjo, që të të bëjë një padi Ministria e Infrastrukturës. Në Kukës është një ndërmarrje private, është një aset i gatshëm, s’ka para nga shteti, i kanë parë njerëzit me sytë e tyre. Air Albania, shteti ka kontratë 10 për qind për të mbajtur flamurin kombëtar dhe nuk ka asnjë kontribut financuar. Ka zyrat, por i meriton se është një kompani ekselente. Nuk e di nga ju buron gjithë ky helm, ky mllefi yt dhe gëzimi që kjo nuk funksionon është personale e jotja, por nuk merrem dot. Air Albania nuk i jep asnjë kosto Albcontrol. I kemi krenari që zyrat e Air Albania janë aty ku janë, rri i qetë, të gjitha këto që thua janë mashtrime. Kaq i paditur nuk je, duhet t’i kesh mashtrime. Fute në kokë që tenderat që bën Albcontrol janë kërkesa që vijnë nga përdoruest e hapësirës ajrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA