Balla paralajmëron rritje pagash të efektivëve të policisë në korrik: Në Spanjë u arrestuan dy personazhe të njohur të botës së krimit

02/05/2024 11:59

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëroi sot një një rritje të madhe pagash për efektivët e policisë në korrik.

Deklaratën ai e bëri gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

“Sot Shqipërisë i ëhstë pastruar imazhi i nxirrë nga një e shkuar e rëndë shumë vjeçare. çfarë thotë turistët kur vijnë në Shqipëri? Fjala e parë që artikulojnë është “siguria”. Janë turistë që vijnë nga vende ku siguria nuk është problem. Ata thonë se “del në Tiranë natën dhe nuk ke ndjesi që dikush do të vijë të vjedhë orën apo do të marrë çantën”. Kjo ndodh në disa qytete europiane. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale ndaj vizitorëve të huaj. Na duhet ti ofrojmë më shumë mbështetje policisë së shtetit. Jemi në fazën e fundit të konsultimeve me kryeministrin dhe ministrin e financave për t’i akorduar një rritje të madhe policëve në korrik”, tha Balla.

Sipas tij “Goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intesifikohen. Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të tjera të botës së krimit që do të ekstradohen. Në 2023 ishte niveli më i ulët i ngjarjeve kriminale. Ishin 35 krahasuar me 107 në vitin 2013, ishin 124 në 2012. 28 janë ngjarje të zbuluara dhe fatkeqësisht ⅓ e tyre janë ngjarje krimi në familje”.

Balla tha se gjatë kohës së qeverisjes së PD-së, vlera monetare e drogës që prodhohej në Lazarat ishte sa dy herë buxheti i shtetit.
“Në 2023 u goditën 23 grupe kriminale, 171 operacione policore. Në 2013 kur ministër ishte Flamur Noka, e cituar nga Guardia di Finanza në Lazarat lënda narkotike ishte 900 ton dhe vlera 4.5 miliardë euro. Lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte 2 herë më e madhe se i gjithë buxheti i shtetit kur ju ishit në qeveri. Ti Tritan mos bërtit se ia ke parë hajrin. Juve u dhemb në shpirt çfarë keni humbur”, theksoi ministri i Brendshëm.

Sipas tij “Uniforma e policisë së shtetit është vetë shteti. Kushdo që sulmon punonjësin me uniformë ka sulmuar shtetin. Vetëpastrimi i policisë, ky është proces jetik për të garantuar një polici shteti me nivel të lartë besimi. Synimi im është ta bëj policinë institucionin më të besuar në vend. I kam kërkuar AMF të hetojë përdorimin e aplikacioneve si SKY nga efektivë të policisë. Janë bërë 227 referime në polici për punonjës të policisë që e kanë bërë pis uniformën dhe kanë shkelur betimin, 65 efektivë janë arrestuar në 300 ditë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA