Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistikat për muajin Prill të vitit 2024.
Sipas raportit të publikuar, gjatë muajit që lamë pas, janë kryer 20 referime në prokurori për 38 punonjës të policisë së shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës si dhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Në flagrancë janë arrestuar 3 persona (1 prej tyre punonjës policie, 1 efektiv i Gardës dhe një person tjetër. Në total janë ekzekutuar 3 masa ndaluese “arrest me burg”, njëri prej rasteve për një punonjës policie dhe 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu është ekzekutuar masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 punonjës policie.
Gjatë muajit Prill, janë kryer në total 4 inspektime të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së Agjenicsë së Mbikëqyrjes Policore, prej të cilave 1 inspektim i planifikuar dhe tre të tjerë të paplanifikuar.
Komisioni disiplinor
-Për 3 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit disiplinor” pa shkelje administrative.
-Për 1 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit” për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për Shkelje të Lehtë nga DVP Tiranë.
Për 10 punonjës policia, Komisioni ka vendosur “Mosfillimin e hetimit disiplinor” me arsyetmin se 2 policë pasi po hetohet për të njëjtën shkelje nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, për 5 policë u konstatuan se shkelja disiplinore është parashkruar dhe 3 policë pasi nuk konstatohet shkelje.
Në total janë trajtuar 128 ankesa:
14 raste, ankesat rezultojnë të drejta
87 raste, ankesat të pabazuara
27 raste, ankesat nuk provohen.
Top Channel