Rreth 80 të ftuar në një dasmë në Meksikë përfunduan në spital me simptoma të helmimit nga ushqimi, pasi hëngrën menunë me katër pjata të shërbyera
Sipas Daily Mail ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në qytetin e Cuernavaca. Në një intervistë për mediat lokale, një e ftuar e dhëndrit që përfundoi në spital tregoi se çfarë lloj ushqimi kishte konsumuar ajo dhe të pranishmit dhe foli për përvojën e saj traumatike. Aranza Rodríguez tregoi se dasma filloi në orën 16:00 ndërsa dasmorët filluan të ndiheshin keq rreth orës 20:00.
Rodriguez tregoi se në menu kishte meze me kërpudha të egra, djathë dhie dhe domate. Një tjetër opsion meze që disa prej të ftuarve u pëlqeu ishte karpacio me panxharë me mango. Pjata kryesore përfshinte gjoks pule me spinaq, pure patatesh të ëmbla dhe shparg. Sipas saj, pjata kryesore e shërbyer për mysafirët meshkuj ishte e ndryshme nga ajo e femrave, pasi përmbante mish viçi me salcë uiski, por të gjithë përfunduan në të njëjtën situatë. Sa për opsionet e ëmbëlsirave, ato përfshinin një qumështore me mollë dhe akullore dhe qumështor me arra. Gruaja tha se nuk e di se cila pjatë e shkaktoi infeksionin bakterial, por kujton se kërpudhat e egra në meze i lanë një shije metalike në gojën e saj që zgjati për një kohë të gjatë më pas.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ekuipazhet e ambulancës dhe stafin e restorantit që ndihmojnë dasmorët me simptoma duke përfshirë të përziera, dhimbje koke, diarre dhe dhimbje të forta stomaku.
Top Channel