Paulin (Pavlin) Kola u arrestua për vendosjen e eksplozivit te zyra noteriale e Esmeralda Dautit në Tiranë.
“U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv'”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ndodhi më 30 janar të këtij viti, në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë. 30-vjeçari shpërtheu një sasi të vogël lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtua fasada e zyrës noteriale, rreth orës 4 të mëngjesit.
Gjithashtu në pranga më herët kanë rënëReal Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Pasi kanë vendosur sasi lënde plasëse, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të Korrado Katana.
Top Channel