Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave të kombinuara me ato të INSTAT-it, shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar me erupianët, ose 1 ditë pune më tepër sesa në vendet e BE-së.
Erion Muça, ekspert për punësimin thotë: Bazuar në këtë raport shqiptarët punojnë rreth 43.7 orë në një javë. Më pas renditet Serbia dhe në vend të tretë një vend i BE-së, që është Greqia. Ende sot një shqiptar punon shumë dhe puna e tij shikohet puna e tij orët e gjata si e vetmja mënyrë për të prodhuar rezultate, apo që biznesi apo ndërmarrja të arrijnë një sukses të caktuar. Me përjashtim të rasteve që këtë mesatare e ngrenë sektorë të tillë se prodhimi dhe ndërtimi ku punonjësit punojnë më shumë orë, ndërsa më pak punon Administrata Publike më rreth 38.8 orë në javë.
Gratë në Shqipëri punojnë rreth një ditë më shumë në javë sesa europianet që është një sforco shtesë sidomos kur kanë nevojë të kujdesen për familjen, fëmijët. Ato bëjnë një punë shtesë që ende në Shqipëri mbetet e papaguar.
Kohët janë të tilla që punëtori është shumë i rëndësishëm, ndaj punëdhënësit duhet të respektojnë 100% kontratën e punës, të paguajnë orët shtesë, të rrisin pagat, të japin shpërblime dhe bonuse që punonjësit të jenë sa më rezultativ.
“1 Maji duhet të jetë protestë dhe jo festë populli duhet të ngihet në protesta pasi e kanë vjedhur dhe sakatuar një grusht njerëzish duke e çuar vendin në pikiatë”, thotë një qytetar.
Top Channel