Dita e Punëtorëve, Rama: Njerëzit e punës në Shkodër po bëjnë të mundur gjëra që deri dje dukeshin të pamundura

01/05/2024 08:17

Kryeministri Rama, Ditën e Punëtorëve ka publikua një video nga qyteti i Shkodrës ku shihen punëtorë të cilët me punën e tyre po rrisin ekonominë e tyre dhe të vendit.

Sipas Ramës këta punëtorë me aftësinë e tyre kanë bërë gjëra të mundura që deri dje dukeshin të pamundura.

“Mirëmëngjesi dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA