![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-08-at-17.55.24-1-800x450.jpeg)
Nga Civita, qyteti i provincës së Kozencës i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vite më parë, nisi turin e dytë të vizitave në Kalabri, kreu i Shtetit Bajram Begaj.
Ai u prit në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.
Po ashtu kreu i shtetit vizitoi edhe kishën e Civitas si dhe muzeun etnografik, ku përmes veshjeve, pikturave dhe dokumenteve, tregohej historiku i këtij komuniteti. Presidenti vlerësoi kontributin që arbëreshët i kanë dhënë kombit, ndërsa premtoi se do të jetë gjithmonë krah tyre për të vijuar me hapa të tjerë konkretë që i shërbejnë ruajtjes së arbërishtes.
“Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë, shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës e ritit”, u shpreh ai duke këshilluar që e gjithë kjo dëshmi e gjallë historike të përcillet edhe te brezat e rinj.
Top Channel