Aksident në tunelin e Kalimashit, përplasen 2 automjete tip “Benz”! Plagosen 2 pasagjerët

01/05/2024 20:04
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit me drejtim lëvizje Milot-Morinë.

Automjeti tip “benz” i drejtuar nga një grua me inicialet M.T, është përplasur me automjetin tip “benz” të drejtuar nga shoferi A.K.

Dy pasagjerët në automjetin që drejtohej nga gruaja, kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA