Nga 2013 fatura financiare e largimeve nga puna që me vendim gjyqësor ju pagua gjyq fituesve pra atyre që ju ndërpre marrëdhënia e punës llogaritet 17 miliardë lekë. Kjo e dhënë pranohet nga Ministria e Financave ku përfshihen të gjitha institucionet e paditura ndër vite
Për pesë vitet e fundit përmbi 10 mijë shtetas ju drejtuan gjykatave civile dhe administrative duke paditur kompani private dhe institucione shtetërore me pretendimin se u larguan pa të drejtë nga puna. Aktualisht nën shqyrtim janë 2441 padi me objekt marrëdhëniet e punës. Sakaq në një tjetër institucion , pranë komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi dhjeta qytetarë janë ankuar jo vetëm për largim të padrejtë nga puna, por edhe mos vlerësim në punë.
“Janë 350 ankesa prej tyre 150 direkt për marrëdhënien e punës. Vërejmë mosrespektim të të drejtave , në një rast edhe të një gruaje shtatzënë të larguar , por ka patur edhe raste largimesh për arsye politike”, tha Darjan Konomi, specialist Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
“Aktualisht kam tre klientë të cilët kanë ngritur padi për ndërprerje të marrëdhënies së punës pa respektuar afatet e kontratës”, tha avokati Klevis Boci.
Por sa të mbrojtur janë punëdhënësit jo vetëm nga Kodi I punës
“Veçanërisht problematik mbetet sektori privat. Shtetërori po vëmë re që ankohen në gjykata për vlerësime të paduhura që pas sjellin largimin e punëmarrësit”, shprehet avokati.
Në disa raste avokati i popullit ka reaguar me rekomandime, midis tyre për edhe për emërimin e të larguarve nga detyra që mbasi kanë fituar procesin dhe gjykata ka urdhëruar rikthimin ata vijojnë të paguhen sikur janë në detyrë.
Top Channel