Zgjerimi i BE-së/ Ministri i Jashtëm Hasani në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të unionit

30/04/2024 16:11

Në Bruksel ministri punëve të jashtme Igli Hasani mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE.

Tematikat e diskutimit lidheshin me shtetit e së drejtës dhe Proçesim e Berlinit. Shefi diplomacisë shqiptare është ndalur edhe në rëndësinë që merr për vendin tonë mbajtja e mbledhjes së dytë ndër-qeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian.

“Theksova që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur. Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grup-kapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha Igli Hasani.

Kërkova me ngulm theksoi ministri Igli Hasani që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA