Zbardhen detaje të reja nga hetimet për marrjen e inerteve në lumin Mat si dhe ndërtimi pa leje i një subjekti në Patok, ku gjykata e Lezhës lëshoi urdhër arrest për drejtorin e IMT Kurbin, Jetmir Muzhika, si dhe pezulloi nga puna 3 inspektorë të po këtij inspektoriati, e po ashtu u dha masa arrest shtëpie për Flor Gjinin, ish kryeinspektor pranë IKMT Lezhë.
Detaje të reja për marrjen e inerteve në lumin Mat dhe ndërtimet në Patok, 10 subjekte nën sekuestro! Nën hetim inspektorët që nuk kanë kryer kontrollin
10 subjekte që marrin inerte në lumin Mat janë sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin. Në rastin e ndërtimeve në Patok, kjo ka ardhur me indicie, pasi ishte dërguar në gjykatë një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël, krahasuar me atë që po ndodhte në zonë.
Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore të Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektoret që duhet të kishin ndërhyrë.
Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtarëve të IVMT dhe IKMT, për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe sipas Prokurorisë ata nuk kanë vepruar në përmbushje të ligjit.
Po ashtu burime bëjnë me dije se janë në sekuestro preventive dhe disa objekte në zoneë e Mirditës, për marrje inertesh në lum.
Top Channel