“Meta do t’i nënshtrohet analizës psikiatrike”, Ngjela: Çdo i akuzuar e humbet koshiencën normale, hipën në pemë, ato gjeste…

30/04/2024 09:49

Avokati Spartak Ngjela tha se kreu i Partisë së Lirisë mund t‘i nënshtrohet një analize psikiatrike lidhur me gjestet e fundit që ka bërë.

Gjatë një interviste në “Zona Zero” në Top News me Milaim Zekën, ai tha se veprimet e Metës janë aktoriale dhe ai nuk ka probleme psikike.

Ngjela: Kjo është arsyeja që në të gjithë Perëndimin, por edhe në Shqipëri që të jesh i akuzuar dhe të shkosh në një gjykatë pa avokat. Nëse do të bësh sfida pa avokat, ka avokat shtetëror, pse se është kjo që ju thashë, sepse e humbet koshiencën sipas acarimit, depresion që të vjen befas.

Çdo i akuzuar e humbet koshiencën normale dhe nuk mbrohet dot. Ka një rre3gull Për ato që bëri ata do ta çojnë për një analizë psikiatrike tek psikiatri ligjor, atij nuk ia hedh dot, ju garantoj unë që Meta atij nuk ia hedh dot. Të gjitha ato gjestet që bëri janë falsitete, nuk është e brendshme, strukturë e brendshme mendore deviacioni i tij psikik, është lojë aktoriale. Nëse Kadri Roshit do t’i jepja një rol dhe do luante të çmendurin do ta bënte origjinal, Meta nuk e bën dot.

Hipën në pemë, ato gjeste lënë për të kuptuar se ky ka një deviacion psikik, por nuk ka rëndësi fare, çfarëdo që të ketë bërë, edhe sikur Psikiatria Ligjore do ta marrë në konsideratë këto lëvizje do ta çojnë në një analizë psikike nëse është normal apo jo. Me sa e njoh unë psikiatrinë ligjore, gjetet e tij ishin stonjaturë, nuk ishin si të një sëmuri psikik. Është njësoj si të këndoj unë “O sole mio” si tenor, të gjithë do të qeshin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA