Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Goron.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro.

Sipas SPAK, Goro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret, sipas asaj që parashikon ligji, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara, duke bërë të mundur më tej regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Goro dyshohet gjithashtu se ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqeje toke bujqësore, prej 5080 metra katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësinë e shtetit.

SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në të dy rastet, me përfitues fundor të truallit biznesmenin Artan Gaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA