
Hamasi ka vendosur si kusht për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, ndalimin e sulmeve në Rripin e Gazës.
Grupi i armatosur po kërkon garanci që Izraeli nuk do të rifillojë luftimet në Rripin e Gazës gjatë muajve të ardhshëm në mënyrë që të firmoset marrëveshja për lirimin e pengjeve.
“Ne duam garantimin e jetës për palestinezët në Gaza dhe kjo do të thotë fundi i luftës, një tërheqje izraelite, rindërtimi i zonës dhe një kornizë e qartë politike- janë shprehur zyrtarë të Hamasit.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Hamasi nuk mundet kurrsesi të refuzojë propozimin e bërë nga Egjipti për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin. Blinken tha se Hamasi duhet të lërë mënjanë justifikimet dhe të pranojë propozimin për armëpushim.
Top Channel