10 adresa me foto dhe video/ Pikaste vajza që ofronin marrëdhënie në rrjete sociale, si vepronte 27-vjeçari që kamuflohej si polic, i përfshirë në…

30/04/2024 11:57

Ajet Salla është 27-vjeçari që ra në pranga një natë më parë, pasi hiqej si polic dhe mashtronte punonjëset e seksit dhe më pas i kërcënonte se do t’i arrestonte.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ai pikaste vajza që ofronin seks në rrjete sociale i shkruante dhe pasi bënte marrëveshje me to i prezantohej si polic dhe nën kërcënimin se do t’i arrestonte u kërkonte 2000 euro.

AMP ka dyshime se ai mund të jetë përfshirë edhe në një rrjet prostitucioni si tutor pasi i janë gjetur në telefon 10 adresa në rrjetet sociale ku postonte video dhe foto të vajzave që ofronin prostitucion.

Atij i është sekuestruar dhe një stemë policie.

Njoftimi i plotë i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA