“The Guardian” artikull për Shqipërinë: Tirana, kryeqyteti pas “perdes së hekurt” që ka shumë për të zbuluar

29/04/2024 12:39

Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, si një nga destinacionet kulturore për t’u zbuluar pas “perdes së hekurt” të komunizmit.

Në shkrimin e gazetarit Rachel Mills përshkruhet udhëtimi i tij nga Londra në Tiranë, përmes rrugëve mesjetare të Chambéry-t, Barit dhe Tiranës, kryeqytetit dinamik të Shqipërisë.

“Kujtimet e mia kryesore, duke lëvizur nëpër vendet me tren, gjatë një udhëtimi nga Londra në Shqipëri, janë të fshatrave nën shkëlqimin e perëndimit të diellit. Më kujtohen selvitë, fshatrat me çati të kuqe me kishat katrore, tokat bujqësore në rripa të rregullta dhe vreshta rresht pas rreshti.

Njerëzit dukeshin të habitur kur u thashë se po udhëtoja nga Londra për në Shqipëri, një udhëtim që zgjati 4 ditë. Në Shqipëri mbërrij me traget nga Italia në Portin e Durrësit dhe që aty në kryeqytetin Tiranë.

Vetë Tirana është një vend për t’u zbuluar. Bëni një shëtitje te Piramida historike e Tiranës , e cila qëndron si një simbol dhe monument ndryshimi. Me pas sheshi Skënderbej është një hapësirë publike e shkëlqyeshme për këmbësorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA