Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel ka folur për përfituesit nga Amnistia Penale, duke theksuar se numri i zyrtarëve që kanë përfituar nga ky ligj, nuk është i ulët siç u pretendua nga ministri Drejtësisë, Ulsi Manja.
Hoxha bëri me dije se deri më tani, SPAK ka deklaruar një listë prej 80 personash të cilët kanë përfituar nga amnistia nëpërmjet shuarjes së dënimit apo uljes së dënimit.
“Është e pavërtetë ajo që është thënë nga Manja që ka shumë pak subjekte të SPAK që do fitojnë lirinë. Zyrtarisht SPAK ka deklaruar një listë prej 80 subjektesh dhe në komunikimet më të fundit, kjo listë vijon dhe rritet dhe ka shkuar deri më tani në 84 zyrtarë. Pra flasim për subjekte jo të nivelit ministër”- u shpreh Hoxha.
Ajo theksoi se në listën e deklaruar për subjektet që kanë përfituar nga amnistia nuk përfshihen zyrtarët e nivelit të lartë, si ish-ministrat.
Top Channel