Deputetja demokrate, Ina Zhupa mungesën e një përgjigjeje nga ana e kryetares së komisionit Flutura Açka, në lidhje me kërkesën e opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias e konsideroi ligjërim të një veprimi të rëndë dhe të papranueshëm.
Pas kësaj deklarate, Flutura Açka i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka krijuar dritëhije me deklaratën e bërë disa ditë më parë.
Zhupa disa ditë më parë kërkoi mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e dokumentarit të RAI 3 dhe komentet e kryeministrit Edi Rama dhe komunikimi me drejtuesit e kanalit televiziv.
Açka: Në këtë komision do të ketë demokraci të mirëfilltë asnjëherë nuk i kam bërë veto për gjëra që janë mes nesh, madje edhe në gjëra që më adresohen mua si kryetare kam kërkuar të ju shpërndahet juve, që në këtë komision të ketë demokraci të plotë dhe të mos ketë asnjë hije qoftë majtas apo djathtas. Pika e dytë është për zonjën Zhupa, në një postim të saj ka bërë një lloj asociacioni të emrit tim me zonjën Spiropali.
Mund të jetë një shqetësim i drejtë, por të bësh asociacion t kësaj natyre për çfarëdo arsye nuk perceptohet gjithmonë për atë qëllim që e ke nisur ti dhe mund të lexohet nga persona të caktuar, nga rrethe të caktuara mund të lexohet edhe si lloj diversioni, është fjala për emrin tim dhe unë përgjigjem vetë për emrin tim. Është një këshillë shumë miqësore, përplasja në publik nuk ka qenë në dëshirën time, unë kam qenë shumë e kujdesshme me ju dhe me këdo, pro nuk do të doja që emrin tim ta asocacioni me asnjë socialist sepse qëndrimi im publik është shumë i qartë, nuk ka nevojë asnjë lloj interference për të lënë hije mbi personin tim.
Do ju lutesha në rast se keni ndonjë problem me kryesinë e komisionit mund ta thoni publikisht, nuk kam asnjë lloj droje të përballem, nuk do të doja që juve të bënit ato dritëhije që jo çdokush i lexon me atë pastërtinë me të cilën ju keni pasur predispozitën, në roli e kryetares ndoshta ke fuqi më të madhe, unë jam një personazh që kam luftuar për lirinë e fjalës. Nuk ka nevojë të më asociacioni me zonjën Spiropali, e cila është një grua e nderuar.
Zhupa: Spiropali kishte vendosur dhe për turpin e anëtarëve të tjerë, jo të dilte Spiropali të mbante fjalim në emrin tuaj, ka qenë një përgjigje ndaj zonjës Spiropali. Është ofendim për ju të marrë kompetenca që i keni vetëm juve.
Açka: Unë nuk e ndjek zonjën Spiropali se unë nuk përgjoj njerëz, është personale e imja është mendim i saj personal, nuk u preka unë. Kërkesën tuaj ësht e paqartë se çfarë kërkoni. Dëgjesën me kryeministrin nuk e keni shumë të qartë se çfarë kërkoni. Mos krijoni precedentë.
Top Channel