Bienalja e 60-të e artit modern ndërkombëtar, hap dyert në Venecia (fotot)

29/04/2024 19:09

Bienalja e 60-të e artit ndërkombëtar në Venecia ka nisur sot, sipas kuratorëve, për të eksploruar marrëdhënien e njerëzimit me planetin e luftës fizike e klimatike.

Tematika e këtij viti duket se është gjithashtu “Stranieri ovunque”-‘Kudo sheh të huaj’, ndersa ekzibicionet e ‘Biennale d’Arte 2024’, do të vazhdojë deri më 24 nëntor.

Në ekzibicione prezantohen artistë nga vende të ndryshme të botës me pavijone të ndryshme nga Japonia, Danimarka, Brazili e republika Çeke.

Artisti japonez Yuko Mohri tha se puna e tij fokusohet në tentativat për kufizmin e ujit që rrjedh në stacionet nëntokësore të Tokios, shkaktuar nga tërmetet apo përmbytjet.

Mohri përfshinte në instalacionet e tij objektet që njeriu përdor për të mbedhur ujin si shishe plastike, apo kova e tuba.

Në pavjonin e Danimarkës shfaqej puna e fotografit Inuuteq Storch me tematike kolonizimin e Groenlandës, ndryshimet klimatike, gjuetia e popullatës Inuite dhe traditat e peshkimit.

Vizitorët gjenin skena nostaligjike të jetës së përditshme në vendin e largët ku dielli nuk perëndon kurrë në verë.

Ndersa në hyrje të pavjonit të Brazilit shihet rrënjë e fara që dalin nga një pirg i madh dheu, që evokon forma të ndryshme të jetës.

Mbi instalacion gjendet një televizor i vjetër ku një grua thotë: “Nuk keni mësuar nga gabimet tuaja dhe pyjet vijojnë të priten për t’i shërbyer njerëzve të paskrupullt”.

Projekti i prezantuar nga Çekia kishte ne titull nje kahasim te vrazhde: “Zemra e një xhirafe që jeton në një kopsht të mbyllur peshon 12 kilogramë më pak”, teksa më pas përmendej fati tragjik i Lenka, e cila u kap në Kenia në 1954 dhe u transportua në kopshtin zoologjik të Pragës ku mbijetoi vetëm dy vjet.

Në instilacionin e artistes çeke Eva Kotatkova rikrijohen pjesa e brendshëm e trupit dhe skeleti i xhirafës për të sensibilizuar mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe dhunë e ushtruar ndaj kafshëve./AFP/

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA