Ambasadori i BE, Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë në të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian

29/04/2024 21:02
Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzati ka zhvilluar sot një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani si dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE në Shqipëri bën me dije se Gonzato ka theksuar se forcimi i sistemit gjyqësor në Shqipëri, është investimi më i madh i për të ardhmen e vendit në BE.

“Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE. Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë.

Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë. Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre,”- është shprehur mes të tjerash, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA