Pas gati dy muaj e gjysëm më në fund kanë filluar punimet për riparimin e dëmit që shkaktoi incidenti që ndodhin katin -2 në 11 mars në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme.
30 milion lekë të reja i janë dhënë kompanisë që ndërtoi spitalin për të kthyer në normalitet deri në fund të majit jo vetëm urgjencën e spitalit qendror por të gjithë spitalin pasi pothuajse ¼ e tij është jashtë funksionit
Tanimë do të duhet që të gjithë instalimet elektrike të zëvendësohet pasi janë djegur kabllot që përçojnë energji jo vetëm në katet e para por edhe në ato të mësipërmet.
Top Channel ka parë nga afër se si deri më tani punëtorët kanë bërë të mundur pastrimin e ambienteve, por ende ka ende gjurmë të djegies së kabllove pas asaj që shkaktoi një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike të spitalit qëndror.
Puna duket se ka nisur me ritme të shpejta për të arritur në kohë përfundimin e punimeve afati i të cilat është fundi i muajit i maj. Gjatë kësaj periudhe pacientët do të duhet që të marrin shërbim shëndetësor për probleme kardiake në spitalin Shefqet Ndroqi dhe për probleme abdominale në spitalin e Traumës. Ndërkohë që në spitalin qëndror janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale gjatë fundjavës.
Ndërkohë që punimet vazhdojnë Prokuroria e Tiranës është duke hetuar incidentin që ndodhi në urgjencën e re të ndërsa do të kryeje riekspertim për verifikimin edhe te cilësisë së punimeve në spitalin qëndror të QSUT.
Top Channel