Lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit, policia njoftim zyrtar: Vetëm dëme materiale, vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve

28/04/2024 08:22

Një sasi lënde plasëse është vendosur në oborrin e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.

Sipas informacioneve, rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola” në Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së 62-vjeçarit, i cili është me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është hedhur lëndë plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, theksohet në njoftimin zytar të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA