I burgosuri që nuk e priti askush/ Babai i një fëmije që nuk e ka takuar kurrë, por vjedhjet i janë bërë “ves”: Jam rritur rrugëve

28/04/2024 13:20

Mikel Shabani 30 vjeç teksa la pas qelinë e burgut në Drenovë u gjend i vetëm pasi askush nuk kishte shkuar për ta pritur.   

Ai tregon se kjo nuk ishte hera e parë që burgosej pasi është i dënuar për të disatën herë për vjedhje ndërsa thotë se nuk e ka takuar asnjëherë djalin e tij që tani është 18 muajsh.

Mikeli thotë se është rritur në një familje me probleme dhe vjedhjet i ka bërë për shkak të situatës së vështirë ekonomike por vuajtjen e dënimit këtë herë e ka pasur më të vështirë pasi u bë prind .

Ndërsa tregon për vështirësitë me të cilat është përballur në burg 30-vjeçari thotë se tani është i gatshëm të punojë edhe pse duket skeptik për mundësitë që do t’i ofrohen.

“Prindërit më kanë lënë të vogël, jam rritur rrugëve me lloj lloj njerëzish”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA