Bimët medicinale mbeten stok/ Përgjysmohet çmimi, ankohen fermerët: Problem janë kontratat me kompanitë e huaja

28/04/2024 12:56

Për shkak të uljes me rreth 50% të çmimit dhe bllokimit të tregut, tashmë fermerët e Malësisë së Madhe, nuk kanë as ku të ruajnë bimët medicinale.

Në këto kushte, edhe serat e kësaj zonë, janë kthyer në magazina të sherebelës, prodhimit që deri dje e kërkonin të gjitha tregjet europiane dhe Amerika.

Por pavarësisht goditjes që ka pësuar nga sherebela, fermeri ka vendosur sërish të prodhojë bimët medicinale, këtë herë lloje të tjera.

Agronomi Kujtim Rrukaj, problemin e tregut të bimëve medicinale, e shikon tek kontratat jo korrekte të lidhura mes grumbulluesve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Këtë vit, me mijëra ton bime medicinale në Malësinë e Madhe, kanë mbetur stok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA