“Si do iki unë pa e marrë nënshtetësinë Janullatos?”, Meta rrëfen si ia plotësoi dëshirën ambasadores greke: Ia dhashë, 90 vjeç ai të shkonte në polici?

27/04/2024 13:01

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Konvenën Kombëtare zbardhi takimin e tij të parë pasi mori postin e Presidentit të vendit, me ambasadoren greke të asaj kohe, Eleni Surani.

Meta tregoi se ambasadorja i kishte sjellë në vëmendje çështjen e detit me Greqinë, për të cilin nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.

Meta:Kur më erdhi ambasadorja greke, Eleni, në takimin e parë si president, më tha ‘si do iki unë nga Shqipëria, çështjen e detit jo, çështjen e shtetësisë së Fortlumturisë jo’, dëgjo i thash, tek kjo e detit nuk ma ka fal gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal.

Aty është Kushtetuta dhe ka një vendim të Gjykatës, dhe unë dua ta zgjodh në interes të dy vendeve. Ti nuk do ikësh pa asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet, se çdo gjë është përdorur si një sajesë politike, të shkonte ai 90 vjeç në polici, apliko në komisariat, e kërkon procedura thoshin. Erdhi zotëria, për një javë u zgjidh çështja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA