23/12 08:08
Kryeministri Edi Rama vendosi që këtë të shtunë t’ia kushtojë arsimit në podkastin “Flasim”.
Ai kishte të ftuara tre mësuese në gjimnaze të ndryshme të vendit, dy Matematike dhe një të Gjuhës Shqipe.
Rama theksoi se duhet të shtyhet reforma për arsimin profesional.
“Të shtyjmë reformën për arsimin profesional që t’u japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj, ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve”, tha Rama.
Top Channel