Italia tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Dritan Xhepexhiut, i arrestuar në Shqipëri si anëtar i një grupi që kishte trafikuar drogë midis viteve 2019 dhe 2020.
38-vjeçari i njohur ndryshe si Dritan Idrizi, u arrestua nga forcat operacionale në fillim të vitit për llogari të një masë sigurimi të një gjyqtari paraprak i Breshias dhënë në 3 shkurt 2022 kishte shpallur arrest me burg.
Por pikërisht gjatë kohës që shqiptari mbahej në paraburgim në vendin e tij , një gjykatë italiane ka zbutur masën e sigurisë në Itali për akuzën e trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Në pritje për ta ekstraduar drejt Italisë, situata e të riut nga Gramshi ndryshoi menjëherë
Për këtë arsye prokurori i çështjes u tërhoq nga kërkesa për ekstradim e për rrjedhojë nga kërkesa për arrest me burg duke këmbëngulur revokim të kësaj mase
Xhepexhiu u lirua nga gjykata e Tiranës, bazuar në tërheqjen e italianëve që më herët kishin përcjellë materiale hetimore, ku shfaqeshin edhe emra të tjerë të shpërndarjes së kokainës midis tyre të Rabab Mufakir dhe Erich Domeneg, ky i fundit i ngarkuar për të dorëzuar paratë e drogës në një qendër tregtare.
38-vjeçari identifikohet në përgjime si Tance, ndërkohë që në një rastet e shkëmbimit të drogës dy persona dëgjohen tek flasin për llojin e drogës nëse është Peruane.
Top Channel