Ilir Meta “harron” Dumanin dhe SPAK-un, 2 orë fjalim me sulme për ndërkombëtarët e Kryemadhin dhe barsaletat me Stalinin e Leninin

27/04/2024 13:36

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e përmendi sot për asnjë moment kreun e SPAK-ut, Altin Dumani apo edhe institucionin që ai drejton, megjithëse në dy javët e fundit ka lëshuar sulme të shumta ndaj Drejtësisë.

Në 2 orë fjalim përpara delegatëve të Konventës Kombëtare, e cila pak orë më vonë do ta zgjedhë atë si President të Partisë, sulmoi hapur ndërkombëtarët, ndërsa solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian duke theksuar se do ta shpallte ‘non grata’.

Meta theksoi se kjo nuk është një konventë kundër Monika Kryemadhit. Ai përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Kryemadhin për djegien e mandateve.

Fjalimi i gjatë i Metës kishte në përbërje të tij edhe histori të shumta gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, përpara vitit 2005, apo edhe në koalicion me Ramën dhe gjatë mandatit të Presidentit.

Të shumta ishin referencat që ai përdorte prej Stalinit e Leninit, apo edhe Churchillit.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel