FOTO/ Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, komuniteti shqiptar: Nuk është hera e parë që ndodh

27/04/2024 16:58
Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Gjenevë të Zvicrës

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (26 prill), një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gjenevë të Zvicrës ku është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet i vendosur vetëm pak metra përballë zyrave të OKB.

Le Canton27.ch shkruan se autoritetet zviceriane kanë nisur menjëherë hetimin lidhur me rastin e vandalizimit.
Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësiminpër rastin ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që busti i Skënderbeut është dëmtuar.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e heroit tone kombëtar e mundësoi Zvicra ne shenje falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i te cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA