Gjyqi i Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan do të vazhdojë, kjo sipas një gjykate në Rumani.
Nuk është caktuar një datë nga gjykata që ka shqyrtuar provat e prokurorëve dhe dyshja kanë apeluar.
Andrew Tate, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, u arrestuan dhjetorin e kaluar mbi akuzat për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një bande kriminale, gjë që ata e mohojnë.
Personalitetet e internetit kërkohen gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për shkelje seksuale që dyshohet se janë kryer atje.
Vëllezërit Tate, të cilët janë shtetas të dyfishtë MB-SHBA, akuzohen për shfrytëzimin e grave nëpërmjet një biznesi të përmbajtjes për të rritur, të cilin prokurorët pretendojnë se vepronte si një grup kriminal.
Dy bashkëpunëtore rumune u përmendën gjithashtu së bashku me vëllezërit në një padi të botuar në qershor të vitit të kaluar dhe u identifikuan shtatë viktima të supozuara.
Ai ka thënë vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një komplot për t’i mbyllur gojën.
Top Channel