Sapo panë karabinierët tentuan të mbyllnin garazhin, dy shqiptarëve në Milano u gjenden 5.2 kg heroinë dhe 70 mijë euro
26/04/2024 10:28
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Milano pasi u kapën me 5.2 kilogramë heroinë.
Të arrestuarit të moshave, 36 dhe 46 vjeç u pikasën nga policia në tentativën për të mbyllur me shpejtësi garazhin e makinës sapo kishin para karabinierët.
Gjatë kontrolleve në garazh, u bë i mundur zbulimi i drogës së fortë dhe kartëmonedhave me shumë 70 mijë euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, të dyshuara si të ardhura nga aktivitetiti i trafikut të drogës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe makineria për numërimin e kartëmonedhave si dhe materiale të tjera paketimi, shkruajnë mediat italiane.
Top Channel