Ra nga disa metra lartësi teksa ishte duke punuar në Itali, 18-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

26/04/2024 18:50

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në via Senato, në qendër të Milanos, shkruajnë mediat vendase.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje dhe morën masat për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

Punëtori iu besua menjëherë punonjësve shëndetësorë dhe është transportuar në spitalin e Niguardës. Gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarje ndodhej edhe personeli i policisë lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA