Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin.
Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodër, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qenë vetë ministrja Albana Koçiu e cila ndau këtë lajm në një inspektim që bënë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci në zonën e Shirokës.
Për Kryetarin e Bashkisë Shkodër, nisja e këtij procesi është tejet e mirëpritur e aq më tepër në këtë periudhë përgatitjesh për sezonin turistik. “Ka një pritshmëri të lartë për turizmin”, tha Beci.
I gjithë procesi është shpjeguar nga Drejtoresha e Përgjithshme Institutit të shëndetit Publik Eugena Tomini. Procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin rikthehet pas një ndërprerje pas pandemisë, ndërkohë që pikat turistike të Shkodrës janë të parat që nisin një proces të tillë.
Top Channel