Këshilltarët e djathtë kërkojnë të futen në bashki, “sytë” nga dera anësore e godinës
26/04/2024 12:23
Këshilltarët e djathtë kërkojnë që të futen brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.
Ndërsa dera është e bllokuar dhe godina është e rrethuar nga kordoni i policisë për sigurinë e rendit gjatë protestës së opozitës, ku përdoren bomba molotov dhe hidhen vezë e mollë, ata po kërkojnë të futen nga dera anësore.
Ata kërkojnë që të futen në godinë duke i bërë thirrje policisë që të lirojnë rrugën.
“Na jepni arsyen zyrtare zoti drejtor i Tiranës pse nuk na lejoni. po hyjmë nga krahu tjetër jo dera e qytetarëve, na hap rrugën”, i drejtohen ata Tonin Vocajt.
Top Channel