![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
10/02 22:14
Pas 120 minutash, Rithemelimi ka mbyllur protestën e sotme që u mbajt para bashkisë së Tiranës.
Për këtë protestë, e katërta e Rithemelimit, në polici ishte këtkuar leje që të zgjaste deri në orën 20:00, por duket se është mbyllur shumë më herët.
Në këto 120 minuta në hyrje të bashkisë u hodhën sërish bomba molotov, vezë, mollë, si dhe u tentua disa herë që protestuesit dhe këshilltarët e djathtë të futen në godinë me forcë, por janë ndaluar nga policia.
Protesta e radhës u njoftua për të martën në orën 16:30.
Top Channel