VIDEO/ Bardhi e njoftoi ‘live’ në Top Story: Kam bërë kallëzim për Olsi Ramën. SPAK: Solli vetëm njoftim

25/04/2024 18:12

SPAK vendosi sot të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Në vendimin e plotë që Top Channel disponon thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.

Por, të kundërtën ka deklaruar vetë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. I pyetur nga drejtuesja e emisionit të Top Story Grida Duma, Bardhi ka deklaruar javë më parë se ai ka dorëzuar kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme.

Grida Duma: Ke bërë kallëzim apo është vetëm letër?
Gazment Bardhi: Patjetër që kam bërë kallëzim dhe çdo gjë që kam bërë publike është dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Por në ndryshim nga deklarata e tij se kishte bërë kallëzim penal me faktet e reja që kishte zbuluar, sipas SPAK Bardhi nuk ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Olsi Ramës, por është mjaftuar vetëm me zhurmën në publik.

Gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 datë 15.04.2024 (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton se shtetasi Gazment Bardhi të ketë depozituar ndonjë kallëzim ndaj shtetasit Olsi Rama”, thuhet në dokumentet e mëposhtme”, thuhet në vendimin e SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA