Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi miratuan nisjen e hetimit parlamentar.

Shumë zhurmë dhe pak punë. Ky ishte produkti i Komisionit Hetimor për Koncesionin e Sterilizimit dhe Check Up.

Tri orë mbledhje u karakterizuan nga debati procedurial se cila pikë duhej miratuar më parë, plani hetimor sikurse kërkonin socialistët apo kërkesat për informacion sikurse kërkonin demokratët.

“Kanë sjellë planin e Ilir Beqajt e kërkojnë ta kalojmë. Nuk ka miratim plani sot”, tha kryetarja Albana Vokshi.

“Ne nuk themi që është plani i Berishës, ju bëheni militante e pandreqshme“, u përgjigj Plarent Ndreca.

Hetimi parlamentar i kërkuar nga opozita po ecën më hapat e breshkës, pasi puna ka ngecur për shkak të përplasjeve  politike mes palëve.  Mbledhja u ndërpre disa herë, ndërkohë socialistët vendosën ta braktisin pas refuzimit të Vokshit për të hedhur në votim planin hetimor.

“Mbledhja tjetër të martën“, tha Vokshi.

Socialistet u rikthyen ne komision pasi opozita u largua për te votuar planin hetimor te hartuar nga ekspertët e caktuar nga mazhoranca, ku parashikohet që pjesë e hetimit parlamentar të bëhen edhe ministrat e qeverisë Berisha, po ashtu u miratuan edhe kërkesat për marrje informacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA