Rexhina Çelhaka është një nga të dënuarat e cila ka përfituar nga amnistia dhe ka lënë qelinë ditën e djeshme.
E reja është pritur nga i ati jashtë dyerve të burgut të grave pas afro dy vite e gjysmë, të cilit i është hedhur në krahë dhe ka shpërthyer në lot.
“O shpirti im, o jetë, mbaroi”, dëgjohet t’i thotë i ati.
Çelhaka u dënua me burg pasi u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit në Qafë Muzinë në afërsi të Gjirokastrës në gusht të 2021, ku si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një furgon, humbën jetën 5 persona.
Si ndodhi ngjarja?
Shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, 22-vjeç në atë kohë, nuk mendoi se shpejtësia me të cilën po lëvizte do të shkaktonte vdekjen e pesë personave në Qafë Muzinë.
Ngjarja ndodhi në gusht të 2021, teksa e reja po udhëtonte në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.
Çelhaka, po udhëtonte me një shpejtësi tej normave dhe është përplasur me mjetin tip furgon të linjës Tiranë-Sarandë, ndërsa furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Për pasojë gjetën vdekjen shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, dhe 4 pasagjerët, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini.
Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ gjithashtu shpëtuan pa lëndime serioze.
Top Channel