Numri i të vdekurve nga përmbytjet në kryeqytetin e Kenias Nairobi është rritur në 13 pas zbulimit të tre trupave të tjerë.
Presidenti William Ruto thirri një takim urgjent të shumë agjencive për t’iu përgjigjur krizës pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje e kaos në të gjithë qytetin.
Të bllokuara mbetën urat, ndërsa uji pushtoi banesat në lagjet e varfëra.
Keniasit janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri, me parashikime për më shumë shira të dendur në të gjithë vendin në ditët në vijim.
Kenia dhe pjesë të tjera të Afrikës Lindore janë të ndjeshme ndaj goditjeve klimatike dhe sezoni aktual i shirave është komplikuar nga modeli i motit të El Ninos, ashtu si rajoni rimëkëmbet nga thatësira më e keqe në katër dekada.
Top Channel