Bashkëshorti i Maya-s, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” tregon të vërtetën e tij lidhur me konfliktin në çift.
Sipas Arben Shuaipit, në vitin 2022 ka paditur Maya-n, por ende procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Ai pretendon se Maya nuk ka pranuar të ballafaqohet, ndaj raporti ka qenë shumë i vështirë.
“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit. Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën”.
Problemi kryesor sipas Shuaipit, është fakti se nuk lejohet të takojë djalin, madje në disa raste është detyruar të shkojë me patrullë policie në shtëpi.
“Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”.
Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet qarkulloi një video e sherrit mes saj dhe bashkëshortit. Këngëtarja Maya Aliçkaj dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa në bisedën mes tyre që qarkullon ne rrjet, ata debatojnë për një banesë me fyerje dhe tone të larta zëri. Shuaipi i kërkon Maya-s të largohet nga banesa duke pretenduar është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra.
Top Channel