Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën fluturuese KleinVision.
Bashkëthemeluesi i AirCar thotë se kompania e tij “po u jep makinave lirinë që simbolizonin 50 vjet më parë pasi artisti elektronik francez Jean-Michel Jarre u ngrit në fluturim në Sllovaki.
I njohur për koncertet e tij dhe i ndjekur nga miliona njerëz ai ishte një kryetar në zhanret e muzikës elektronike, dhe të epokës së re. Si një mbështetës i teknologjisë së ai shprehu dëshirën për të përfunduar dy fluturime me automjetin rekord në aeroportin ndërkombëtar Piestany në Sllovaki.
“Një sekondë ju flisni me shoferin dhe në një tjetër, jeni atje lart në ajër. Një përvojë e mahnitshme,” tha ai.
Automjeti në pak minuta kthehet nga një makinë sportive në Aeroplan. Makina ka një motor BMW 1.6 litra, megjithëse bashkëthemeluesi i KleinVision Anton Zajac tha për Sky News se sapo të përmirësohet teknologjia do të punojnë me bateri.
Për të udhëtuar me një makinë fluturuse duhet jë patentë shoferi, një patentë piloti, por edhe një kurs i specializuar fluturimi prej dy deri në tre muaj për të përdorur AirCar.
Top Channel