3 makina dhe 12 targa të vjedhura, arrestohet 22-vjeçari në Dibër, do t’ua jepte grupeve kriminale

25/04/2024 11:40

Vodhi 3 automjete dhe targat e 12 automjeteve të tjera, të cilat dyshohet se do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve dhe targave të tyre, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.

Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi E. K., identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA