“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”, grushtoi deputetin e ekstremit të djathtë dhe rrezikon 10 vite burg, Floros: Më nxori gishtin e mesit dhe…

25/04/2024 12:21

Deputeti Konstantinos Floros rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg, pasi ka goditur me grusht kolegun e tij të ekstremit të djathtë, brenda parlamentit grek, Vassilis Grammenos.

Ndërsa ky i fundit pretendon se ai e ka goditur me grusht në fytyrë dhe e ka rrëzuar, Floros thotë se e ka kapur nga jaka e xhaketës dhe e ka rrëzuar, por nuk e ka qëlluar.

Sipas Floros, debati ka nisur brenda në sallë kur Grammenos e ka sharë me fjalë banale duke i përmendur të ëmën.

Pas debatit verbal ai thotë se pasi kanë dalë në korridor i ka kërkuar që të përsërisë ato që i kishte thënë.

Ai thotë se nuk është penduar, pasi kur “i shajnë nën, nuk pyet për asgjë”.

Pas kësaj, ndodhi dhe incidenti. Sakaq, sot Floros është paraqitur para autoriteteve ku pritet që të njihet me masën ndaj tij,pasi u procedua për dhunë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA