“Kishte probleme teknike”/ Anulimi i provimit pas dyshimeve për parregullsi, reagon Drejtori i Shkollës së Magjistraturës: Procesi është i drejtë

25/04/2024 15:15

Të gjitha fajet i ka Scantroni. Me argumentin e një defekti të Scantronit, që keqllogariti rezultatet e konkurrentëve, duke sjellë kontestime dhe pezullim një ditor të provimit, drejtori i shkollës së magjistraturës, Arben Rakipi iu përgjigj Top Channel se sidoqoftë çështja vijon të jetë nën verifikim.

“Me të mbaruar ky proces që mbyllet të hënën, hetimi administrative do të konkludojë. Koka nuk do pres  sepse jam i qartë se për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë me shkallën e fajit. Kam përjashtuar manipulimin, korrupsionin, skandalin dhe për rrjedhojë më ulet niveli i fajit  tek përgjegjësia. Nëse përgjegjësia do jetë në formën e dashjes do marra masa më të rënda. Por pa masa ky proces nuk kalon”, tha ai.

Në fazën e parë të prodhimit të shkollës që prodhon gjyqtarë dhe prokurorë, u kualifikuan në fillim 79 fitues, më pas nga rileximi i Scatron u shpallën 121 dhe në fund 131 të cilëve testet ju ripanë edhe manualisht.

“Nuk dua të marr kërkënd në mbrojtje, por rutina mund të ketë bërë që personi përkatës ka menduar që është elzuar drejt nga Scantroni dhe koha ka qenë shumë e shkurtër’.

Provimi i fazës së dytë u bë këtu në parkun olimpik prej nga ku do të kualifikohen fituesit që do të vijojnë garën për të studiuar si gjyqtarët dhe prokurorë.

“Procesi është i drejtë”, theksoi Rakipi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA