Mafiozët sicilianë vazhdojnë të injorojnë shkishërimin e bërë nga peshkopët dhe përpiqen të kthehen në kishë.
Së fundmi Bosi Tommaso Lo Perst i, i liruar nga burgu në fund të vitit 2023, organizoi një dasmë të bujshme në kishën e San Domenico, panteoni i Palermos ku është varrosur gjyqtari Giovanni Falcone.
Edhe gruaja e Lo Prestit është mafioze, e cila u arrestua dhe u dënua pasi ka qenë arkëtare e familjes me ndikim Porta Nuova.
Me pak fjalë, çifti më i famshëm i Cosa Nostra-s së Palermos kërkoi dhe mori bekimin e Kishës përpara varrit të armikut numër një të mafias dhe më pas publikoi fotot në rrjetet sociale. Ky një mesazh shkatërrues për pushtetin në qytetin ku magjistratët dhe forcat e rendit po luftojnë çdo ditë për të ndaluar krimet e Cosa Nostrës, që përfshin disa njerëz të famshëm të liruar nga burgu.
“Ne nuk e dinim se kush ishin ata” u shpreh At Sergio Catalano , rektori i San Domenico-s . “Ne e morëm vesh pasi lexuam lajmet në faqen e internetit të Palermos sot. Sigurisht që nuk mund të kërkojmë certifikatë penale nga kushdo që hyn në kishë. Kontrollet janë përgjegjësi e institucioneve të tjera”, tha ai.
Top Channel