Tronditja e 10-vjeçarit kur u zgjua dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe tre vëllezërit! Pas krimit babai vret veten! Misteri pse kurseu të voglin e tij

24/04/2024 14:57

Një djalë 10-vjeçar është i mbijetuari i vetëm i një krimi në familje.

10-vjeçari u zgjua dhe gjeti nënën dhe tre vëllezërit e tij të vdekur së bashku me babanë e tij. Nuk dihet pse Jonathan Candy, 42 vjeç, vrau gruan e tij Lindsay, 39 vjeç, dhe djemtë Lucas, 12, Ethan, 14 dhe Dylan, 18 vjeç, apo pse ai kurseu djalin e tij më të vogël.

Rreshteri Gary Knight tha se djali thirri 911 duke thënë se sapo ishte zgjuar, kishte gjetur trupat e tyre. Besohet se prindërit e Candy kishin një debat të dielën vonë mbrëma ose herët të hënën në mëngjes.

Sgt Knight tha: Babai i armatosur qëlloi gruan e më pas duke u endur nëpër shtëpi ka qëlluar dhe vrarë edhe tre fëmijët. Ajo që ndodhi në atë rezidencë ishte asgjë më pak se një masakër’.

Motivi i të shtënave në bllokun 2800 të rrugës Mirage në Oklahoma City mbetet i panjohur.

Policët thanë se nuk dyshojnë tek djali duke thënë se ai ka fjetur gjatë të shtënave. Ai thirri policinë pak pas orës 9:30 të mëngjesit.

Familja nuk kishte probleme me ligjin ose histori të dhunës në familje, dhe nuk kishte pasur thirrje policore në shtëpinë e tyre, sipas Knight.

“Mbetet një mister se çfarë e detyroi Candyn të vrasë gruan dhe tre fëmijët e tij”, thuhet në një raport të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA