“Kursehen 30 mln euro në buxhetin e shtetit”, Manja për Amnistinë Penale: Sot lirohen 780 të burgosur, shifra do të rifreskohet

24/04/2024 13:47
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për Amnistinë Penale, nga i cili sot u liruan menjëherë 780 të dënuar që vuanin dënimin në burgje të ndryshme të vendit, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë burgut të Rrogozhinës, Manja tha se nga lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga Amnistia, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit pasi vetëm për një të burgosur kostoja që i faturohet shtetit është 35.6 euro në ditë.

“Në këtë institucion është numri më i madh I të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti. Në shkallë vendi në të gjitha burgjet do të lënë sot qelitë rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të rifreskohet. Mos harroni se kostoja e një të dënuari në ditë është 36.5 euro. Çfarë do të thotë se nga kjo amnisti buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro”– theksoi ministri.

Në burgun e Rrogozhinës, sot janë liruar 183 të dënuar që kanë përfituar nga Amnistia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA